Categories: Uncategorized

Vetëm Champions mund të shpëtojë sezonin e Sarrit dhe Ronaldos

Vetëm fitorja e Champions League mund të shpëtojë Maurizio Sarrin. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e teknikut toskan, që është përplasur me një realitet më të egër sa parashikohej.

Tifozët, sot më shumë se kurrë, nuk e duan: për të shkuarën e tij, për mënyrat e të bërit të gjërave e, sidomos, se humbi dy objektiva të sezonit. Kërkohet tani një zgjidhje, përndryshe ish-tekniku i Napolit dh Chelsea-t rrezikon të ketë fundin e Maifredit, i cili erdhi në Torino për të bërë lojë të bukur dhe u dëbua pas vetëm një sezoni shkatërrimtar.

Kampionati do të jetë peshorja, plus Champions. Pa titullin e nëntë radhazi, fati i Sarri duket i shënuar. Gjithashtu rrezikon shumë edhe Cristiano Ronaldo. Jo për atë që i përket të ardhmes kontratuale apo për zero gola në dy ndeshje (katër nëse llogaritet edhe periudha pre-Covid) dhe një penallti në shtyllë.

Të mbetet me zero tituj do të ishte një situatë e papranueshme për portugezin që në këtë mënyrë do t’i thoshte lamtumirë edhe “Topit të Artë”. Sepse pa Europianin, i mbetet vetëm Champions League për të fituar çmimin individual më prestigjioz. Të fitojë kampionatin nuk do të mjaftonte. Shpresa, e tij dhe e juventinëve, që Lisbona të jetë një shenjë e mirë që mund të ndihmojë Ronaldon.

të fundit

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…

5 hours ago

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…

5 hours ago

Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal

Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…

6 hours ago

Fatin për Toney e vendosin banorët

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…

6 hours ago

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…

7 hours ago

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…

7 hours ago