Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati ka insistuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk janë te klubi parisien për përfitime financiare ndryshe do ishin në Kinë.
PSG ka shpenzuar qindra miliona në ndërtimin e një skuadre elitare qëkur Autoriteti i Investimeve në Katar mori kontrollin e ekipit në 2011.
Fondet ka bërë që yjet si Kylian Mbappe dhe Neymar të jenë në ‘Parc des Princes’ dhe gjithashtu i ka sjellur klubit gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Ligue 1, megjithëse suksesi në Evropë mbetet i pakapshëm.
“Në fillim dhe madje tani, ka shumë lojtarë që më thonë, ‘hajde, bisedo me presidentin, dua të vij dhe të luaj atje”, tha italiani.
“PSG janë bërë një nga shtatë ose tetë skuadrat më të mira në botë. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë lojtarë, disa prej të cilëve nuk i di, të cilët duan të luajnë për PSG”.
“Disa thonë se ne luajmë në PSG për para, por nuk është kështu. Nëse një lojtar luan për para, ai do të shkojë në Kinë”, vazhdoi ai.
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…