Përkundër faktit që Manchester United zë vetëm vendin e pestë në renditjen e Premier League-s këtë sezon, klubi anglez duket se e ka shfrytëzuar këtë vit për të hedhur themelet për të ardhmen, me shpresën që të mund të arrijë kualifikimin në Champions League.
Ole Gunnar Solskjaer, trajner i “Djajve të Kuq”, foli për mikrofonat e “Sky Sports”, duke siguruar se nuk do të ketë vështirësi në merkato për të blerë lojtarët që klubi ka piketuar.
“Jam i sigurt se, kur të kthehemi në normalitet, ne do të jemi në gjendje të bëjmë atë që dëshirojmë. Ne duam të jemi më të mirët në gjithçka dhe, pa dyshim, tani është një mundësi për të kaluar më shumë kohë, për të diskutuar për lojtarët, për planet dhe nevojat që kemi.”
Për momentin, Manchester është duke përfituar nga pushimi për të vendosur përfundimisht piketat e merkatos, që ndërhyrjet të jenë efikase dhe pa shumë zhurmë.
“Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekonomikisht i fortë. Ne po planifikojmë dhe diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë.”
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200…
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…