Categories: Uncategorized

Vendoset dita e takimit Zhang-Conte, Allegri pret pas derës

Menjëherë pas finales së humbur në Europa League, skuadra dhe stafi i Interit kanë fluturuar drejt Milanos, ku më pas janë shpërndarë për të nisur një pushim disa ditor, pasi burime pranë klubit zikaltër konfirmojnë se përgatitjet do të nisin jo më herët se data 1 shtator.

Por nëse futbollistët do të kenë kohën e mjaftueshme për t’u çlodhur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për drejtuesit dhe trajnerin Antonio Conte, i cili të martën në mëngjes do të paraqitet në zyrat e zikaltërve për një ballafaqim me presidentin Steven Zhang.

Të lidhura

None found

Në takim palët do të diskutojnë për deklaratat e papërshtatshme të Contes në javën e fundit të kampionatit dhe do të shohin mundësinë për të vijuar ende së bashku, apo për të mbyllur menjëherë bashkëpunimin.

Pritshmëritë janë që Zhang t’i kërkojë llogari Contes për fjalët e thëna në adresë të klubit dhe të marrë prej tij një premtim që nuk do të japë më deklarata që prishin imazhin e zikaltërve, si kusht për të vijuar bashkëpunimin.

Nga ana tjetër trajneri do të kërkojë më shumë vendimmarrje në merkato dhe afrimin e disa lojtarëve që i ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për të ndërtuar një skuadër fituese për sezonin e ardhshëm.

Gjasat janë që për shkak të kontratës 3-vjeçare dhe pagës së lartë të Antonio Contes, drejtuesit zikaltër të mos vendosin për shkarkimin, por natyrisht që Zhang e Marotta do të ishin të kënaqur po të merrnin një kërkesë për dorëheqje nga trajneri i tyre.

Nëse palët shkojnë drejt divorcit, te Interi nuk janë të papërgatitur, pasi kanë rënë dakord parimisht me ish trajnerin e Milanit e e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është me pushime në Sardegna, por ka njoftuar stafin e tij të ngushtë, që të qëndrojnë gati.

Menjëherë pas ballafaqimit të të martës pritet të nisë edhe puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi merkatoja e kësaj vjeshte do të varet shumë nga emri i trajnerit që do të jetë në krye të pankinës.

të fundit

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

12 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

12 minutes ago

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave/ BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

14 minutes ago

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

23 minutes ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

23 minutes ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

30 minutes ago