Categories: Uncategorized

Vendimi i Gjykatës Federale, zbardhet plani i Skënderbeut

Situata në të cilën ndodhen korçarët, dukshëm që nuk është e qetë. Nëse gjatë gjithë këtyre dy sezoneve shpresat kanë qenë të varura në dyert e gjykatave, tani mund të thuhet se gjithçka ka arritur në pikën vendimtare. Çështja “Skënderbeu” ka shkuar në shkallën e fundit dhe Gjykata Federale në Zvicër pritet që të dalë me një vendim brenda verës. Kjo bën që dilemat të jenë shumë herë më të mëdha sesa pasiguritë.

Megjithatë, me vendimin që pritet të dalë brenda këtyre dy muajve dhe mund të vendosë fatet e klubit, duket se bardhekuqtë nuk janë aq mbrapa për sa u përket planeve për të ardhmen. Dihet që kjo shkallë nuk merret me dënimin dhe shqyrtimin në taban të çështjes.

Pra, nuk vendos nëse Skënderbeu është i fajshëm apo jo, por gjykon në parim aktet procedurale dhe ligjore nëse vendimi është marrë duke zbatuar rregullat. Të tilla kushte e çojnë Skënderbeun të jetë besimplotë se ashpërsia e dënimit 10-vjeçar është në kundërshtim me përmbajtjen e dosjes dhe një përgjigje pritet të jetë pozitive. Gjithsesi, në varësi të situatës, korçarët i kanë bërë gati të dyja variantet e veprimit.

VARIANTI I PARË

Burime pranë klubit bëjnë me dije se për të mos qenë të papërgatitur për një vendim final, planet janë ndërtuar me kohë në kampin bardhekuq. Kjo, edhe në konsultë të vazhdueshme me përfaqësuesit juridikë të çështjes “Skënderbeu”.

Presidenti Ardjan Takaj dhe enturazhi i tij janë të bindur se nëse Gjykata Supreme në Zvicër vendos kthimin për rigjykim të çështjes, korçarët mund të marrin frymë lirisht. Një gjë e tillë do të përkthehej me një reduktim të dënimit të dhënë dhe lënien të lirë të Skënderbeut për të ardhmen.

Kjo do të sillte një cikël të ri në kampin korçar. Sipas planeve, kreu i klubit është gati që me një minimizim të dënimit të rikthehet fort në garë duke bërë sforco financiare për ta rikthyer Skënderbeun kërkues dhe pretendent për titull në kampionatin e ardhshëm.

VARIANTI I DYTË

Në rastin më të keq, nëse vendimi do të mbetet në fuqi nga ana e Gjykatës Federale në Zvicër, atëherë situata në Korçë do të ishte krejt ndryshe.

I bindur që nuk do të mund të arrinte asnjëherë më të nxirrte të pafajshëm Skënderbeun, Takaj do të përqendrohej te mbajtja e ekipit në zona të qeta në kampionat dhe investimi për ta kthyer klubin bardhekuq në një trampolinë për talentet e reja, si një mundësi për të fituar të ardhura. Këto janë planet që çojnë në zgjatjen e bashkëpunimit edhe me menaxherin Haris Fakiç./ panorama sport

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago