Trajneri i Manchester United, Solskjaer dhe agjenti i Poul Pogba, Mino Raiola janë në përplasje te vazhdueshme.
Deklaratat e fundit të Raiolas në lidhje me situatën që po kalon Pogba kanë ngjallur jo pak pakënaqësi në kampin e Djajve të Kuq.
None found
Polemikat shkuan deri në atë masë sa trajneri i skuadrës angleze, Ole Gunnar Solskjaer, u shpreh se francezi është lojtar i United, jo i Raiolas, duke aluduar kështu që agjenti të mos ngatërrohet në çështje të brendshme në mes lojtarit dhe klubit.
Duke i parë problemet në horizont në lidhje me këtë çështje, ish-kampionët anglezë po mendojnë ta ndërprejnë bashkëpunimin me 52-vjeçarin dhe me çdo lojtarë që ka në pronësi ai.
Në këto situata, ishte Gary Neville ai që foli për skenarin që mund të ndodh me francezin dhe agjentin e tij.
“Në fund do të largohet Paul Pogba. Raiola dëshiron që Pogba të largohet, atij nuk i intereson ta mbrojë francezin, atij i intereson të vazhdojë të paguhet”, u shpreh Neville për Sky Sport, transmeton lajmi.net.
Polemikat në distancë në mes të Raiolas dhe klubit nga Manchesteri u rritën edhe më shumë pas deklaratave të Solskjaer, i cili shigjetoi direkt italianin për këtë katrahurë.
Pogba u përfol shumë për largim nga ‘Old Trafford’ edhe afatet e kaluara kalimtare, por marrëveshjet nuk arriheshin dhe lojtari ishte i detyruar të qëndrojë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…