Categories: Uncategorized

Vanessa flet për gjendjen e saj pas vdekjes së Kobe dhe vajzës Gianna (VIDEO)

Vanessa Bryant humbi dy njerëzit e saj më të dashur, bashkëshortin Kobe Bryant dhe vajzën 13-vjeçare Gianna në aksidentin tragjik të 26 janarit.

Pas vdekjes së tyre, Vanessa ka treguar se është zemërthyer dhe e ka të vështirë të imagjinojë jetën pa ata të dy, megjithatë duhet të jetë e fortë për tre vajzat e tjera.

Së fundmi, Vanessa ka bërë një postim prekës në Instagram për të bijën dhe legjendën e basketbollit dhe tregon se refuzon të pranojë realitetin.

“Nuk kam qenë e gatshme t’i shpreh ndjenjat e mia me fjalë. Truri im refuzon të pranojë se të dy Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar.

Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri. E di që ajo që po ndjej është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Thjesht doja ta ndaja nëse dikush po përjeton një humbje si kjo. O Zot sa do të doja që të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund. Duke u lutur për të gjithë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme”, shkruan Vanessa në videon ku tregon momente nga jeta e vajzës së saj.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

15 minutes ago

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

8 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

8 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

9 hours ago