Real Madridi ka ndjekur me shumë interes që verën e kaluar mesfushorin e Ajaxit të Amsterdamit, Donny van de Beek. Gjigantët spanjoll raportohet se kanë arritur një marrëveshje me “harkëtarët” që mesfushori i Holandës t’i bashkohet në verë klubit mbretëror për 55 milionë euro.
Sipas Tuttosport, ky transferim do t’i hapë rrugë kampionëve të Serisë A për të arritur një marrëveshje me Manchester United për mesfushorin francez Paul Pogba. Juventusi e ka prej kohësh idenë për të kthyer në Torino kampionin e botës, i cili pikërisht te bardhezinjtë u bënjë nga më të mirët në qarkullim.
Presidenti Andrea Agnelli mësohet se kërkon të vijojë me projektin e tij për marrë “yjet” e futbollit, aq më tepër që blerja e Cristiano Ronaldos në verën e vitit 2018 pati një impakt mjaft pozitiv në kuadër të reklamimit të markës në mbarë botën.
Pogba me siguri është një futbollist që i plotëson kriteret që kërkon Juvjam pasi ai krenohet me thuajse 39 milionë ndjekës në Instagram si dhe 7.3 milionë në Twitter.
Pogba është kërkuar me ngulm na Zidane , por blerja e mundshme e van de Beek do t’ia mbyllte dyert e klubit francezit.
Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër…
Dashi Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të…
Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin…
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ishte ndonjë…
Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa…