Java e 21-të e La Ligas vë në skenë një përballje shumë të bukur, në Mestalla Valencia pret Barcelonën në një duel vërtetë intrigues. Katalanasit do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit edhe pas këtij raundi ndërkohë që Valencia synon një vend në zonën Champions dhe aktualisht është 4 pikë larg Atleticos së Madridit dhe Sevillas që ndajnë mes tyre vendin e 3-të dhe të 4-t.
Dëmtimi i Luis Suarez i ka prishur shumë punë Barçës në këtë fazë të sezonit, ndërkohë në krahun tjetër Valencia nuk ka në dispozicion për këtë sfidë kapitenin Dani Parejo i cili është i skualifikuar.
Në 5 transfertat e fundit në kampionat në Mestalla, Barcelona ka barazuar 3 herë dhe ka fituar dy herë, por kjo fushë gjithmonë ka qenë e vështirë për blaugranat të cilët tashmë drejtohen nga Quique Setien.
Andaluzianët kanë marrë vetëm një pikë në dy takimet e fundit të kampionatit ndaj Athletic Bilbaos dhe Realit të Madridit dhe sot kanë mundësinë ideale për t’u rikthyer te fitorja përballë një Granade që e ka humbur sharmin e javëve të para, ku u pozicionua madje edhe në krye të kampionatit.
Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji. Uniformat blu…
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…