Categories: Uncategorized

Uzuni hedh pas krahëve Championsin: Tani jam i fokusuar te Kombëtarja

Myrto Uzuni është shprehur se forma e mirë që po kalon me Ferencvaroshin, ku arriti në grupet e Championsit, i përket së shkuarës, pasi tani ai dëshiron të bëjë më të mirën për Kombëtaren.

Në prag të dy sfidave të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, futbollisti beratas është shprehur se ai do bëjë më të mirën dhe për të tjerat më pas vendos trajneri.

“Normalisht kam shënuar dy gola më shumë vlerë për ekipin tim te Ferencvaroshi. Por tani është koha për Kombëtaren dhe duhet të mendojmë të bëjmë sa më mirë këtu, së bashku me grupin.

Normalisht kur vjen te Kombëtarja është një ndjesi e veçantë, pasi për çdo futbollist është diçka më e mirë për atë, golat më japin motivim dhe shtysë për të vazhduar përpara.

Trajneri Reja më uroi për golat dhe paraqitjet me Ferencvaroshin, pasi ata shikojnë gjithçka.

Forca më vjen nga sakrificat që kam kaluar, pasi vlerësoj çdo ndeshje dhe stërvitje sikur të ishte e fundit për mua.

Skema e Kombëtares? Normalisht është të shënoj sa më shumë gola. Për aktivizimin vendos trajneri, sigurisht nuk ndihem mirë për mosaktivizimin, por unë duhet të bëj punën time. Unë më mirë ndihem me Baren dhe Manajn, pasi njihemi më mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur edhe te Shpresat.

Dua të falënderoj të gjithë që më mbështesin, pasi falë tyre jam këtu, shpresoj të arrij suksese.

Ferencvaroshi është një histori e shkuar, tani jam te Kombëtarja dhe dua të bëj më të mirën këtu”, u shpreh Uzuni në konferencën për shtyp.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

7 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

16 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

39 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

59 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago