Categories: Uncategorized

Uolvesi e nxorri “zbuluar”, Murinjo e ka me lojtarët e tij

Totenhemi pritet ta ketë shumë të vështirë të arrijë kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, plus që edhe rrezikon eleminimin që në turin e dytë këtë edicion, pas humbjes në Londër ndaj Lajpcigut.

Zhoze Murinjos nuk po i ecën mirë puna në “Uajt Hart Lejn”, dhe kjo u pa edhe në humbjen ndaj Uolvesit, sërish në shtëpi, madje edhe duke qenë dy herë në avantazh. “Gjelat” kryesuan 1-0 dhe 2-1, por kur ndeshja përfundoi, Uolvesi triumfoi 3-2. “Ujqërve” nuk u prishi punë fakti se kishin luajtur të enjten në Ligën e Europës në Spanjë ndaj Espanjolit (duke u kualifikuar), dhe ata u duken më mirë në lojë dhe në formë fizike sesa të besuarit e Murinjos. Natyrisht, dëmtimet e Harri Kejnit dhe koreanojugorit Son janë të rëndësishme, por Totenhemi duhet të mësojë të luajë edhe pa ta.

Bergvejn kaloi Spërsat në epërsi në 13’, Doherti barazoi në 27’ dhe Orie shtoi golin e dytë për vendasit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Gjithsesi, Zhote dhe Himenez përmbysën shifrat pas pushimit, dhe Totenhemi ka tani 40 pikë duke qenë në vend të 7-të, 5 pikë prapa Çelsit që mban vendin e katërt dhe që ndodhet në zonën Champions. Mançester Junajtidi dhe Uolvesi janë mbi ekipin e Murinjos në renditje. Trajneri portugez kritikoi yjet e tij duke thënë se “ne na mungoi agresiviteti, dhe aftësia për të qenë cinikë, për të mbyllur ndeshjen, ishim shumë të mirë, shumë të këndshëm, kjo bëri diferencën, pasi si lojë ishim mirë”.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

21 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

25 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

41 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago