Ndonëse situate me koronavirusin në Europë mbetet shqetësuese dhe në shumë disa shtete është përhapur në masë të gjer, në UEFA nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe kanë përgatitur tre skenar të mundshëm për të çuar deri në fund kompeticionet Europiane.
Nesër është lajmëruar një video-konferencë mes drejtuesve të qeverisë europiane të futbollit, Shoqatës së Klubeve dhe asaj të Futbollistëve, për të diskutuar tre skenarët e përgatitur paraprakisht nga specialist të UEFA-s.
Opsioni më i mirë momentalisht është ai që parashikon nisjen e stërvitjes brenda muajit prill dhe rinisjen e kampionateve rregullisht rreth datave 16-17 maj, ndërsa opsioni I dytë është ai që parashikon nisjen e aktiviteteve futbollistike në fund të muajit maj.
Skenari i tretë dhe ai që askush nuk do të donin të zbatohej, planifikon rinisjen e kampionateve pas mesit të muajit qershor, ndërsa në këtë mënyrë UEFA do të duhej të rimodelonte kalendarin për Champions dhe Europa League për të lënë sa më shumë data të lira për kampionatet.
Kështu përtej pezimizmit në rritje në Itali, se kampionati vështirë se do të mund të rifillojë, në UEFA janë të bindur t’i shkojnë deri në fund sezonit, pasi për këtë spostuan me një vit edhe Kampionatin Europian të Futbollit.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…