Categories: Uncategorized

UEFA ndan 70 milion euro për klubet, ja kush përfiton nga Superliga

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot që të shpërndajë një fond prej 70 milionë eurosh për klubet që kanë lejuar lojtarët e tyre të luajnë në eliminatoret e EURO 2020.

Ky vendim i UEFA-s vjen në një moment të vështirë për të gjitha klubet europiane, të cilat tashmë do të “marrin frymë” disi më lirshëm.

Të lidhura

None found

Janë 676 klube nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, që do të përfitojnë nga fondi prej 70 milionë eurosh.

Nga kampionati shqiptar do të përfitojnë Partizani dhe Laçi.

Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi kanë qenë pjesë e Kombëtares gjatë eliminatoreve të EURO 2020 nga ekipi i Partizanit, ndërsa nga Laçi pjesë e kuqezinjve ka qenë portieri Gentjan Selmani.

Edhe pse “gardiani” në fillim të këtij sezoni u transferua në kampionatin turk te Menemenspor, klubi kurbinas do të përfitojë nga fondi i UEFA-s, pasi në kohën kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren, Selmani ishte pjesë e Laçit.

Por si do të ndahen bonuset e UEFA-s?

Në total UEFA kishte planifikuar të shpërndante 200 milionë euro për klubet që lejuan futbollistët e tyre të grumbullohen me kombëtaret respektive.

Ishte planifikuar që të ardhurat të shpërndaheshin pas përfundimit të “Play-Off”-eve të Kampionatit Europian, por duke parë situatën aktuale të klubeve nga COVID-19, pagesa e bonuseve do të bëhet tani.

Nga 200 milionë euro, 70 milionë do t’u jepen klubeve që lojtarët e tyre luajtën me Kombëtaret gjatë eliminatoreve të Kampionatit Europian, ndërsa 130 milionë të tjera do t’u ndahen klubeve që do të kenë lojtarët pjesëmarrës në Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ndarja

50 milionë euro do të shkojnë për klubet që kanë lëshuar lojtarë për 39 skuadrat kombëtare që nuk janë të përfshirë në play off-et e Kualifikuesve të Evropianit.

17,7 milionë euro do të shkojnë për klube që kanë lëshuar lojtarë për 16 skuadrat kombëtare që marrin pjesë në “Play-Off”-et e Kualifikuesve të Evropianit.

Pra, klube nga 55 vendet anëtare të UEFA-s do të marrin shuma që variojnë nga 3,200 euro deri në 630,000 euro për kontributin e tyre në Kualifikueset e Evropianit për periudhën 2018-2020.

të fundit

Kryeprokurori emëron prokurorë për mbikëqyrjen e prokurorive në vend

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

27 seconds ago

Bruno Fernandes mbështet Carrickun pas fitores ndaj Romës dhe pranon se e meritonte stolin

Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të trajnerit të Manchester Unitedit, Michael Carrick, pas përmbysjes dramatike dhe fitores ndaj…

5 minutes ago

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

16 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

16 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

17 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

22 minutes ago