Ekipet që aktualisht po udhëheqin kampionatin e tyre nuk do të shpalleshin si kampionë nëse sezonet do të anuloheshin, sipas presidentit të UEFA Aleksander Ceferin.
Të martën, organi drejtues i futbollit në Evropë u takua për të vendosur se çfarë të bënte me pjesën tjetër të sezonit dhe Evropianit së verës, në mesin e pandemisë aktuale Covid-19.
Euro 2020 u shty në verën e vitit 2021 ndërsa UEFA gjithashtu vendosi që sezonet e klubeve duhet të përfundojnë deri më 30 qershor, duke lënë mundësinë që ligat të anulohen nëse nuk mund të përfundojnë deri atëherë.
Sidoqoftë, Ceferin e ka konsideruar idenë që liderëve të ligës t’i jepet titulli është ‘lajm i rremë’. “Unë kam parë dhe dëgjuar disa lajme të rreme se Uefa do t’i këshillojë ligat që të përfundojnë kampionatet tani dhe të vendos që fituesit janë ata që janë në vendin e parë”, tha shefi i UEFA.
“Mund të them që nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është të përfundojmë ligat dhe ne nuk rekomanduam diçka të tillë për ndonjë shoqatë ose ndonjë ligë”.
Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë…
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…
Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…
Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…