Florian Kamberi bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen që ekipi i tij Rangers zhvilloji ndaj St Johnstone (2-2).
Sulmuesi shqiptar u fut në fushë si zëvendësues dhe vetëm pas 4 minutash shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e dytë për ekipin e tij.
Pas ndeshjes,25 vjeçari në një prononcim për mediat skoceze u shpreh se mirëpret çdo vendim të trajnerit të tij Stiven Gerrard për të luajtur si titullar apo për ta nisur takimin nga stoli.
“Përpiqem çdo ditë t’i tregojë trajnerit se çfarë jam në gjendje të bëj. Respektoj vendimet e tij sepse Rangers është mbi të gjithë. Do të jem gati sa herë që do të më jepet shansi për të luajtur dhe për të udhëhequr sulmin kundër Bragës, njësoj si dhe në kampionat. Kampionati skocez nuk është i lehtë, kështu që e di që nuk është e lehtë dhe e di se çfarë duhet të bëj për të qenë gati të mërkurën. Këtu është ndryshe nga Hiberniani.
Po planifikoja të festoja fitoren me golin dhe asistin tim, por nuk mundëm të fitonim, megjithatë jam i kënaqur me paraqitjen time”, deklaroi Kamberi pas ndeshjes, ku u shpall “lojtari më i mirë i takimit”.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…