Pas 3 sezonesh te Interi, ku luajti 100 ndeshje dhe shënoi 5 gola në të gjithë kompeticionet, mesfushori spanjoll Borja Valero vendosi të rikthehet te Fiorentina dhe nënshkroi një kontratë një vjeçare me klubin vjollcë.
Futbollisti 35-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me zikaltrit dhe vendosi t’i bashkohet skuadrës vjollcë, ndonëse kishte oferta të shumta si në Itali ashtu edhe në Spanjë, ndërsa këtë sezon do të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 6.
Te Fiorentina Borja Valero ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës së tij, pasi ka luajtur nga vera e 2012-ës deri në atë të 2017-ës dhe numëron në total 211 ndeshje, 17 gola dhe 45 asiste, ndërsa tifozët e quajnë edhe “Kryebashkiaku i Firences”.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…