Categories: Uncategorized

U kualifikua në finale, Gattuso: Fitoren ia dedikoj motrës sime të ndjerë

Napoli u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë pas barazimit 1-1 me Interin në “San Paolo” (Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të napoletanëve”.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso u shfaq shumë i emocionuar përpara kamerave.

Dy javë më parë Gattuso, humbi të motrën, Francescan, e cila u nda nga jeta në moshën 37 vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë.

Tekniku italian në një prononcim për “RaiSport” u shpreh se këtë fitore ndaj zikaltërve ia kushton pikërisht, motrës së tij.

“Dua të falënderoj botën e futbollit, sepse të gjithë ishin pranë meje dhe familjes time në këto momente tepër të vështira. Fitoren ia dedikoj familjes, prindërve dhe motrës time. E doja aq shumë, ishte një humbje e madhe” u shpreh Gattuso.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

27 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

42 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

1 hour ago