FIFA ka pezulluar presidentin e Federatës së Haitit, Ives Jean-Bart për 90 ditë, për shkak se akuzohet për abuzime seksuale.
Jean-Bart ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij, por Komisioni i Etikës ka vendosur ta pezullojë atë për 90 ditë.
Akuzat që rëndojnë për presidentin e Federatës së Haitit janë se ai ka detyruar vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të.
Kjo thuhet se ka ndodhur në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, ku Zhan-Bart i ka kërcënuar vajzat që nëse nuk kryenin marrëdhënie me të, atëherë do e humbnin vendin në kombëtare.
Shumë shpejt pritet të merret një vendim përfundimtar për presidentin në fjalë, por si fillim ai është pezulluar për 90 ditë nga çdo aktivitet futbollistik.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…