Categories: Uncategorized

U cilësuan si e ardhmja e ekipit, Milani nxjerr në merkato dyshen Piatek-Paqueta

Janar 2019: te Milani “zbarkojnë” Piatek (nga Genoa) dhe Paquetà (Flamengo). Një dyshe e krahasuar nxitimthi me Shevchenko-Kaka. U konsiderua revolucioni kuqezi i merkatos riparuese. Janar 2020: revolucioni ka dështuar. Tashmë pak pak dyshime, të dy, si Piatek ashtu edhe Paqueta, pas 12 muajve si kuqezinj dhe një investimi monstruoz prej 70 milionë eurosh në total, janë kthyer në merkato. Sigurisht, në dalje…

“Pyka” polake mbërriti nga Genoa për të zëvendësuar Higuainin (shkoi te Chelsea). E nis në mënyrë të jashtëzakonshme: dygolësh në Kupën e Italisë kundër Napolit dhe 6 gola në 8 ndeshjet pasardhëse në Serinë A. Më pas, diçka nuk shkoi si më parë. Deri në fund të sezonit, shënoi vetëm 3 gola në 11 ndeshje.

Me fillimin e sezonit tëri, Milani shpresoi në ringjalljen e Piatek, por kura “Giampaolo” nuk funksionoi (realizoi vetëm 2 gola me 11-metërsh nën drejtimin e ish-trajnerit të Sampdorias). Nuk po funksionon as me Piolin (ka shënuar një 11-metërsh dhe një gol me aksion). Shumë pak për një “Bomber”. “Djalli” ka vendosur t’ia besojë sulmin Zlatanit e për rrjedhojë, Piatek është shumë pranë largimit si pjesë e një projekti të dështuar.

të fundit

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…

1 minute ago

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime, e di se nga doli ky lajm

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…

38 minutes ago

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

55 minutes ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

1 hour ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

2 hours ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

2 hours ago