Freddy Adu llogaritej si shpresa më e madhe në futbollin amerikan. Bota filloi ta njihte si Pelen e ri të futbollit.
Amerika llogariste dy talente të mëdhenj, që do kishin famë botërore, i pari LeBron Jamesi dhe i dyti Freddy Adu. Jamesi arriti që të thyente çdo parashikim për të, ndërsa Adu nuk bëri asgjë.
Si 14-vjeçar, Adu nënshkroi një kontratë 6- vjeçare më DC Unitedin nga e cila do të fitonte gjysmë milioni dollarë në sezon. Adu u bë shumë i famshëm kur në Kampionatin U17 shënoi tri gola në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.
Talenti i atëhershëm u bë i famshëm pak kohë pasi kishte fituar lotarinë e emigracionit, duke ardhur nga Gana në SHBA. Me 14 vjet e 320 ditë, në prill 2004, Adu bëri debutimin e tij profesional me DC.
Atë e kërkonin shumë skuadra të mëdha botërore, por Benfika arriti ta bindte, duke e transferuar në vitin 2007. Lisbonasit paguan një milion euro për të marrë të riun ganezo-amerikan, shkruan Indeksonline.
Karriera e tij u rrëzua pikërisht kur duhej të fillonte. Benfikën nuk e bindi fare për talentin e tij dhe për këtë portugezët e huazuan te disa skuadra. Në të gjitha huazimet, Adu ishte dështak.
Më pas Adu e provoi veten te Philadelphia, Bahia, para se të provonte veten edhe në Serbi te Jagodina. Pas shumë dështimeve, Adu u provua edhe te Kupsi në Finlandë, para se të kthehej në Amerikë te Tampa dhe Las Vegasi. Nga viti 2018 ai e ka lënë futbollin, në moshën 28-vjeçare.
Tani ka filluar një biznes të ri. Adu ka burim të ardhurash regjistrimin e videove të personalizuara të ditëlindjeve.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…