Categories: Uncategorized

Tremben te Liverpooli, Kloppin e kërkon Gjermania

Liverpooli në ankth për të ardhmen e trajnerit Jurgen Klopp.

Edhe pse vetëm pak muaj më parë tekniku gjerman rinovoi kontratën me The Reds deri në vitin 2024, klubi anglez i trembet një largimi të mundshëm të njeriut që i dha Champions Leaguen vitin e kaluar Liverpoolit dhe po i rikthen të kuqtë te fitimi i titullit kampion pas plot 30 vitesh mungesë.

Për Klopp po shfaq interes kombëtarja gjermane e futbollit dhe dëshira e trajnerit për t’u kthyer në vendlindje mund të bëjë që ai të pranojë ofertën e Die Manschaft.

Aktualisht Gjermania drejtohet nga Joachim Low i cili ka kontratë deri në përfundim të Botërorit Katar 2022 dhe me shumë gjasa “Jogi” do t’i japë lamtumirën pancerave pasi të ketë zhvilluar edhe dy kompeticione të tjera madhore siç janë Euro 2020 që do të mbahet në verën e vitit 2021 dhe Katar 2022 që do të mbahet në periudhën nëntor-dhjetor të po atij viti.

Klopp nga ana e tij nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën se një ditë do t’i pëlqente të drejtonte kombëtaren gjermane dhe oferta e federatës së futbollit mund ta bindë.

Nga ana tjetër gjermani është shumë pranë fitimit të titullit kampion me Liverpoolin duke thyer një mallkim që zgjat prej 3 dekadash për The Reds dhe duke patur parasysh që ka fituar edhe Championsin me të kuqtë ndoshta nuk ka më stimuj për të qëndruar deri në 2024-ën në Anfield Road dhe pas 2 vitesh mund ta prishë kontratën me Liverpoolin për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

të fundit

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli godet nga ajri depot e armëve dhe bazat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…

17 minutes ago

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

30 minutes ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

54 minutes ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

1 hour ago

Përpjekja e Trump dhe Erdogan për takimin SHBA-Iran dështon, “zhdukja” e Ali Khameneit anulon gjithçka

Një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll…

1 hour ago

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot zonën pyjore në Malaj të Mirditës, ku zjarrfikësit janë angazhuar prej dy orësh…

2 hours ago