Tre lojtarë argjentinas të bllokuar në aeroport, pa pasur mundesi që të rikthehen në vendin e tyre. Duket si nje histori nga filmi “The Terminal” me Tom Hanks, por në të vërtetë ndodh në Frankfurt në Gjermani. Behet fjaje per Leonardo Gil i Al Itihaad, Sergio Vittor i Damac dhe Cristian Guanca i Al Shabab, që luajnë në kampionatin e Arabisë Saudite. Kanë vendosur për të lënë skuadrat e tyre për shkak se kampionati në Arabi është ndërprerë për shkak te koronavirusit dhe të kthehen në familjet e tyre në Argjentinë.
Udhëtimi ka nisur që të premten e kaluar, por nga Frankfurti nuk kanë marrë lejen e autoriteteve argjentinase për të vazhduar udhëtimin e tyre. Udhëtimi që ata kishin parashikonte edhe një ndalesë në Sao Paulo por edhe brazilianet nuk pranojnë pasagjer tranziti për në Argjentinë. “Kemi trokitur në të gjtiha portat, është një turp, ka avionë që nisen bosh që udhëtojnë drejt Argjentinës për të marrë të huajt që ndodhen në Buenos Aires dhe nuk e kuptojmë qeverinë tonë, qe ne si shtetas argjentinas nuk na lejon qe te kthehemi”, ka thënë Gil në një intervistë.
Prej pesë ditësh grupi jeton në zonën e tranziteve të aeroportit të Frankfurtit. Me lojtarin Cristian Guanca është edhe bashkëshortja e tij, dy vajzat 6 dhe 7 vjeç dhe mamaja 56-vjeç. Pikërisht kjo e fundit është konsideruar në rrezik, ndërsa me vazjat kohën e kalon duke luajtur. Në hotelin e zonës së tranziteve jo gjithmonë gjenden dhoma të lira. “Kur ka dhoma të lira sistemohemi, në të kundërt flemë edhe në tokë. Ndërsa për ushqime na kanë ardhur ndihma nga stafi i aeroportit”, tha Guanca. Ndërsa për Gil ata vazhdojnë të jenë në pritje të një përgjigjeje. “Po pres ende por ajo që duhet të them është se duhet të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar deri tani”.
Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do…
Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB)…
Të paktën 4 objekte, ku jeton dhe ushtron aktivitetin e biznesit, Ergys Agasit, i janë kontrolluar sot nga oficerët e…
Xherdan Shaqiri ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të FC Baselit për sezonin 2024/2025, një vlerësim i pritur…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka bërë thirrje Donald Trump-it që të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër…
Erjon Hoxha, i riu nga Tirana i cili ditë më parë u demaskua nga disa vajza si mashtrues pasi u…