Categories: Uncategorized

Transferimi te Man.City-t do ti sillte Messit 500 milion euro

Ndërsa lufta me Barçën vazhdon, Messi po bën gjithçka të largohet pa asnjë kosto nga “Camp Nou”.

Flitet se ylli argjentinas ka tashmë një marrëveshje në parim me Manchester City. Një marrëveshje me shifra stratosferike, sipas burimeve nga Katalonja.

Të lidhura

None found

Në fakt, gazeta “Sport” zbuloi se “qytetarët” do t’i garantonin argjentinasit një pagë neto prej 50 milionë euro (neto) në sezon për pesë vite, plus një shpërblim prej 250 milionësh të tjera.

Marrëveshja tashmë është arritur, për sa kohë që Leo arrin të largohet nga Barcelona pa paguar asnjë euro.

E ardhmja e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet të përcaktohet, me gjithë respektin e duhur për ata që ende shpresojnë të hyjnë në një negociatë, që duket të jetë e përcaktuar në çdo detaj. Po, sepse, sipas “Sport”, Guardiola dhe të tijtë kanë menduar gjithçka, duke anashkaluar edhe sanksionet e “fair play financiar”.

Paga e argjentinasit, në rast të një transferimi në Manchester, do të ishte 50 milionë euro në sezon, por Messi do të luante vetëm tri vite në Premier League.

Në dy vitet e ardhshme, në të cilat do të vazhdonte të merrte të njëjtën pagë, do të vishte fanellën e Neë York City, gjithashtu në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed AlNahyan.

Përveç pagës marramendëse, do të kishte edhe një bonus neto prej 250 milionë euro neto në kohën e transferimit në MLS.

Një dredhi, që do ta lejonte Manchester City të shtynte shpërndarjen e bonusit të pasur, i cili, nëse do të ndodhte tani, do t’i ekspozonte britanikët nën kontrollin e UEFA-s.

Messi do të fuste në xhep 500 milionë euro neto, me perspektivën për të luajtur në nivele të larta për tri vite të tjera, para se ta përfundonte karrierën e tij në New York.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago