Categories: Uncategorized

Trajneri i PSG-së zbulon të ardhmen e Cavanit

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka pranuar se mund të ketë largime nga skuadra këtë muaj, por ai shpreson se Edinson Cavani do të qëndrojë.

Edinson Cavani mungoi në fitoren me rezultat 4:1 kundër Monacos shkaku i një lëndimi, përderisa 32-vjeçari ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje në Ligue 1 këtë sezon.

Mungesa e tij nuk u vërejt pasi që Kylian Mbappe shënoi dy herë, ndërsa edhe Neymari dhe Pablo Sarabia kontribuuan me nga një gol në Stade Louis II.

Pasi që sulmi i preferuar i trajnerit Tuchel përbëhet nga Neymari, Mbappe, Mauro Icardi dhe Angel di Maria – Cavani, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, thuhet se do të largohet nga Parisi këtë muaj.

Megjithatë, Tuchel insiston se ai dëshiron që Cavani të mos largohet nda skuadra, edhe pse thotë se vendimin përfundimtar do ta marrë vetë lojtari.

“A mund të ketë largime dhe ardhje në skuadër? Është e mundur në futboll, nuk nuk të them që jo”, ka thënë Tuchel.

“Cavani? Ne duhet ta pyesim Edin për këtë. Ai është i lënduar. Ai ndjeu diçka në stërvitje dhe s’mund të vinte këtu”.

“A dua unë që ai të qëndrojë? Do të ishtë më mirë për ne, për t’i arritur qëllimet tona”.

të fundit

Super goli i Yamal vendos derbin, Barcelona shpallet kampione e Spanjës për sezonin 2024/25

Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër…

23 minutes ago

Horoskopi 16 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të…

33 minutes ago

Nga Meta, Majko, Xhaçka e Kodheli ja kush janë deputetët me një karrierë të gjatë parlamentare që mbetën jashtë kuvendit

Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin…

45 minutes ago

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë…

1 hour ago

Fitorja e thellë e PS, Bushati: Nuk ka surpriza, votat i marrin kriminelët!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ishte ndonjë…

2 hours ago

Nga Osmani te Vuçiç e Tusk, Ursula von der Leyen publikon foton me liderët në Tiranë: Çfarë simboli i fuqishëm!

Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa…

2 hours ago