Categories: Uncategorized

Trajneri i Lituanisë: Shqipëria është favorite ndaj nesh

Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas, e pranon se ekipi i tij nuk vjen si favorit në takimin ndaj kuqezinjve.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, ai theksoi se skuadra e tij do të bënte rotacion, pasi kishte shpenzuar shumë energji në humbjen ndaj Kazakistanit ku ishte dëmtuar edhe kapiteni i ekipit.

“Pas ndeshjes së të premtes ndaj Kazakistanit ne duhet të rifitojmë forcën tonë dhe të përgatitemi siç duhet për këtë ndeshje. Jemi të ndërgjegjshëm që Kombëtarja shqiptare është një ekip i fortë dhe është favorite në këtë sfidë. Por ne do të mundohemi të shfrytëzojmë rastet tona dhe të bëjmë më të mirën që t’i shkaktojmë probleme ekipit vendas”, tha ai.

Lituanisë do t’i mungojë një nga lojtarët më cilësorë, kapiteni Fedor Cerniç, i cili u dëmtua ndaj Kazakistanit.

“Të vjen keq që kemi humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm për ekipin kombëtar. Kjo është një humbje e madhe, por mendoj se ai që do të zëvendësojë Fedor, do të japë maksimumin në këtë sfidë dhe mungesa e tij në fushë nuk do të ndjehet aq shumë”, premtoi trajneri i Lituanisë që planifikon ndryshime.

“Duket se nuk mund të shmangim ndryshimet, pasi në ndeshjen e pare ndaj Kazakistanit u desh të djersinim shumë. Skuadra shqiptare është e balancuar, ka lojtarë të fortë individual dhe duke parë ndeshjet e tyre e kupton që kanë disiplinë taktike. Kombëtarja shqiptare nuk ka shumë pika të dobëta. Është një skuadër me të vërtetë e mirë dhe ndjehet që në të ka dorë edhe trajneri”, deklaroi Urbonas.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

5 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

23 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

31 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

38 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago