Categories: Uncategorized

Trajneri i Juventusit insiston se nuk ka asnjë problem me Dybalan

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka insistuar se mes tij dhe Paulo Dybalas nuk ka asnjë problem, përkundër që sulmuesi argjentinas reagoi i zemëruar pasi u zëvendësua gjatë fitores të së dielës me rezultat 2:1 kundër Romës.

Paulo Dybala ia harkoi topin Merih Demiralit për golin e parë të Juventusit, ndërsa pastaj e fitoi penalltinë të cilën e shënoi Cristiano Ronaldo. Por, ai u zemërua kur u zëvendësua nga Gonzalo Higuain, kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë.

Duke folur para përballjes të së mërkurës kundër Udineses në Kupën e Italisë, Sarri insistoi se marrëdhënia e tij me Dybalan është e mirë dhe se ata s’e kanë asnjë problem mes vete.

“Unë flas me Dybalan çdo ditë, sepse edhe më pëlqen ai. Nuk kam nevojë të flas me të për atë që ndodhi atë ditë”, tha Sarri.

“Në mes të shumë gjërave të tjera, stafi im më tregoi se Dybala vetëm i kishte pyetur se pse u zëvendësua. Mua nuk më duket asgjë e veçantë”.

“Ne jemi me fat që kemi sulmues të fortë. Ata duhet të jem burim i vlefshëm për ne, jo të ngjallin probleme apo incidente kontroverse”.

Pas ndeshjes kundër Udineses, Sarri do të fillojë ta përgatitë skuadrën e tij për një tjetër ndeshje të Serisë A, pasi që Parma do ta vizitojë Juventusin në Allianz të dielën.

të fundit

Rrugët bllokohen nesër deri të premten, Policia Bashkiake e Tiranës: Ja zonat dhe oraret e ndalimit, ju lutem respektojini

Policia Bashkiake e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit, gjatë ditës së nesërme dhe…

4 minutes ago

Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj nuk do të hetohen, Apeli i Posaçëm shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe…

27 minutes ago

Ja formacionet e mundshme të Milan-Bolonja

Edhe pse në konferencën e trajnerit italian duket se nuk është vendosur ende, mediat italane janë të sigurta se do…

33 minutes ago

SPECIALE/ 35 vite nga dita kur shkelmi i Bobanit jehoi më fort se… goli! Si nisi përleshja në ndeshjen Dinamo Zagreb-Cervena Zvezda

E diela e 13 majit 1990 nuk ishte thjesht një datë në kalendarin e kampionatit jugosllav të futbollit. Më 13…

49 minutes ago

Rezultatet paraprake/ Jorida Tabaku merr mandatin në Tiranë

Jorida Tabaku, tashmë projektohet si deputetja që do të hyjë në Parlamentin e 4 viteve të ardhshme nga radhët e…

55 minutes ago

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar…

1 hour ago