Arsenali ishte skuadra e parë angleze që rinisi stërvitjen, ndonëse duke respektuar distancimin social, ndërsa klubet e Premier Leagues po përgatiten për të rifilluar sezonin dhe për ta çuar deri në fund, si mënyra e vetme për të shmangur humbje të mëdha ekonomike.
Ditën e sotme në fushë ne stërvitjes doli edhe skuadra tjetër londineze, Tottenhami, teksa futbollistët, të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe përgatitësit atletikë, kryen ushtrime fizike në distancë nga njëri-tjetri, siç është e parashikuar në protokoll.
Vihej re prania në seancë e kapitenit dhe sulmuesit kryesor të ‘Spurt”, Harry Kane, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin që e mbante prej muajsh jashtë fushave dhe pritet të jetë i gatshëm për sprintin final të sezonit.
Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions dhe duket se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për skuadrën e Mourinhos, pasi portugezi po përballej me dëmtime të shumta në repartin e sulmit.
Megjithatë me rikuperimin e Kane dhe Hueng-Min Son, reparti i avancuar mund të quhet i kompletuar dhe portugezi do ta ketë më të lehtë të udhëheqë të tijtë drejt vendit të katërt të renditje.
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…