Andrea Pirlos i është besuar një detyrë me shumë përgjegjësi teksa Juventusi vendosi ta emëronte si njeriun që do të drejtojë këtë sezon bardhezinjtë, pas shkarkimit të Mauricio Sarrit.
Ish-mesfushori, i cili po bëhej gati të niste aventurën si trajner i Juventusit U21, u gjend kështu papritur në ekipin e parë dhe me eksperiencën e parë në stol.
None found
Së fundmi ai që ka shprehur mendimin e tij mbi sipërmarrjen e Pirlos është një ish-futbollist si Françesko Toti. Legjenda e Romës mendon se Juventusi gabon rrallë në përzgjedhje, por sipas tij do jetë e vështirë që një fillestar të marrë një detyrë me kaq pritshmëri.
“Pirlo është një person i artë, sinqerisht, shpresoj që ai t’ia dalë mbanë. Juventusi rrallë gabon në përzgjedhje. Por, nuk e prisja një hap kaq vendimtar, nuk është normale që një fillestar të marrë një detyrë me kaq pritshmëri. Andrea duhet të tregohet Pirlo, pra të konfirmohet një kampion edhe në stol. Dhe, do t’i duhet ta bëjë këtë menjëherë”, u shpreh Toti.
Johan CortesJohan Cortes nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës për sezonin e ardhshëm [...]Read More...
Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga ‘Eagle Stadium’ ku po mbahet koncerti gjigant nga reperi amerikan Kanye West.…
Departamenti amerikan i Drejtësisë gjendet përballë një rasti të pazakontë në përpjekjet kundër trafikut të narkotikëve.Uashingtoni beson se në krye…
Shakira do të performojë në Piramidat e Mëdha të Gizës më 28 nëntor, duke u rikthyer në një nga vendet…
Teksa mbrëmjen e sotme po zhvillohet koncerti i shumëpritur i Kanye West, një personazh i njohur i showbiz-it ka vendosur…