Categories: Uncategorized

Tjetër vendim në Premier League, ndeshjet derbi të Premier League do të luhen në teren neutrale

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit. Është ky vendimi që mund të merret shumë shpejt në Angli me kampionatin në ishull që pritet të fillojë me datë 17 qershor.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, Oliver Dowden, sekretar i çështjeve digjitale, kulturës, medias dhe sportit në Britaninë e Madhe, i cili përveçse konfirmoi hapjen e çdo sporti pas datës 1 qershor foli gjithashtu dhe për mundësinë që takimet e rëndësishme të Premier Leagues të luhen në fushë asnjanëse dhe pa tifozë.

Të lidhura

None found

Qeveria Britanike nëpërmjet kësaj nisme kërkon të shmangë grumbullimet jashtë stadiumit nga ana e tifozëve të skuadrave, dhe ka menduar për një plan konkret që sfidat si Man.City-Liverpool apo Everton-Liverpool të luhen në një stadium neutral dhe njëkohësisht të transmetohen falas në mënyrë që njerëzit t’i përcjellin ato nga shtëpia pa patur grumbullime në lokale apo mes miqsh gjithashtu.

Një rast i ngjashëm me grumbullime tifozësh jashtë stadiumit ndodhi në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Dortmund të luajtur në Paris, e cila mendohet se shërbeu si vatër për përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu Jonathan Van Tam, përgjegjës për shëndetin në ishull, u shpreh se turmat që mblidhen jashtë impianteve sportive janë çështje e forcave të rendit dhe ajo e atyre të shërbimit mjekësor.

Sfidat e Liverpoolit në Premier League kërkon që të luhen në fusha asnjanëse pasi në një nga këto përballje Liverpool mund të rikthehet të fitojë titullin kampion në Premier League pas 30 vjetësh dhe kontrolli mbi tifozë do të ishte i vështirë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago