Categories: Uncategorized

Tjetër rast në Kosovë, shkon në 91 numri i të infektuarve me koronavirus

dhe një rast me koronavirus është konfirmuar në Kosovë.

IKSHP me anë të një njoftimi për media ka treguar se numri i përgjithshëm ka arritur në 91, teksa rasti është konfirmuar në Prishtinë.

“Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

NJË RAST ME COVID-19! (Testimi i dytë)

Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

Arresohet 27-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Pogradec/ Kush është i riu i dënuar për vrasje (EMRI)

Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje. Uniformat blu, u vendosën në…

19 minutes ago

Sot nis rinumërimi i votave për 1282 kutive për qarkun Tiranë

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit të qarkut Elbasan,…

1 hour ago

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.5…

2 hours ago

Parashikimi i motit 18 Qershor 2025/ Intervale të gjata me diell dhe temperatura deri në 35°C

Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, pritet të ketë në pothuajse…

2 hours ago

Horoskopi 18 Qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund…

10 hours ago