Vijojnë njëri pas tjetrit lajmet e këqija për Barcelonën. Në mes të trazirave të shkaktuara nga vendimi i Leo Messit për të lënë klubin, Barça humb garën me Manchester United për një mesfushor tepër cilësor. Holandezi Van de Beek do të nënshkruajë me “Djajtë e Kuq”.
Vetë lojtari ua ka komunikuar vendim shokëve të skuadrës tek Ajaxi. Holandezi do të udhëtojë drejt Manchesterit javën tjetër për të mbyllur operacionin. Kjo është një goditje e madhe sa u përket planeve të Barcelonës, pasi trajneri i ri i “blaugranave”, Ronald Koeman, dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij Van de Beekun për sezonin e ardhshëm.
None found
E vetmja gjë që pengoi Barcelonën për të nënshkruar me futbollistin ishte shumë 55 milionë euro që kërkonin “harkëtarët”, por që Barcelona nuk është në gjendje ta shpenzojë në këto momente delikate.
Lojtari dëshironte të largohej nga klubi holandez vitin e kaluar, por me transferimet e De Ligt dhe De Jong, Ajaxi nuk u ngut për t’u ndarë me një tjetër “xhevahir” të tij. Këtë herë, Van de Beekut i është premtuar se do të lejohej të largohej, sigurisht nëse do të kishte oferta serioze.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…