Categories: Uncategorized

Tirana zbarkon në Tbilisi pas 16 vitesh, gati të bëjë historinë

“Boris Paitsade”, impianti që mikpriste Superkupën e Europës në 2015-ën, do të jetë këtë herë arena e Tiranës. Natyrisht pa spektatorët e shumtë që e mbushnin për një Barcelona-Sevilla, këtë herë aty do të jenë sytë dhe shpresat e popullit bardheblu që kryqëzojnë gishtat që përfundimi i ndeshjes në vend të valles kazake, të nxisë napolonin kryeqytetas.

Tirana zbret në fushë për një ndeshje të Champions Leagues pas 11 vitesh mungesë, një bonus që e ka merituar pas titullit kampion që erdhi pikërisht në 100-vjetorin e klubit dhe përballë do të gjejë pikërisht gjeorgjianët e Dinamos së Tbilisit. Bardheblutë synojnë të bëjnë rrugë e pse jo të arrijë edhe grupet, por më parë synimet, shpresat apo ndjesitë, do të marrin një përgjigje në ish Republikën Sovjetike.

Të lidhura

None found

Tirana është gati, ndonëse shkon në këtë sfidë pa disa lojtarë të rëndësishëm të sezonit të titullit, ku spikasin më së shumti mungesat e Michael Ngo’o dhe Albi Dokës. Në mungesë të ndryshimeve të momentit të fundit, në vend të britanikut do të jetë Ernest Muçi që do të bëjë pykën dhe boshllëkun e Dokës pritet ta mbushë blerja e kësaj vere, Najdevski, ndërsa për pjesën tjetër, Emanuel Egbo pritet t’i besojë devizës “skuadra që fiton nuk ndërrohet”.

Luhet me një ndeshje teke, në fushë të huaj, natyrisht detaje këto që nuk janë në favor të Tiranës, pas një udhëtimi të gjatë dhe vetëm pak kohe për t’u ambientuar me terrenin, por kjo është një nga vështirësitë për t’u kaluar. Një tjetër faktor me rëndësi madhore është se kampionati në Gjeorgji ka filluar prej 10 javësh dhe Dinamo normalisht duhet të jetë në kulmin e formës fizike, ndërsa mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjen në këtë aspekt bardheblutë, që bënë vetëm pak ditë pushim para se të nisnin përgatitjet për Europën.

Dinamo aktualisht është në vendin e dytë në kampionat me 5 fitore 4 barazime dhe një humbje, ndërsa një javë më parë ka barazuar pa gola dhe në sezonin aktual ka si kryegolashënues Kapanaze në 8 prezenca e 3 gola, megjithatë ashtu si Tiranës nuk i mungojnë edhe shënuesit nga mesfusha, ndërsa pikën e fortë ka mbrojtjen, më të mirën e kampionatit vendas me 4 gola të pësuar në 10 takime.

Këto janë detaje të një kundërshtari për t’u kaluar me çdo kusht për Tiranën ,që kërkon të rikthehet e madhe, ashtu si ajo që eliminonte pikërisht Dinamon e Tbilist 16 vjet më parë, kur bardheblutë fitonin 3-0 në “Qemal Stafa” në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e humbjes së parë në kryeqytetin gjeorgjian dhe më pas në lotarinë e 11-metërshave kualifikoheshin pasi priste dy penallti ai që do të drejtojë skuadrën nga pankina, Emanuel Egbo.

të fundit

Pjerin Ndreu announces candidacy for a third term as mayor of Lezhë on May 9, 2027

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…

49 seconds ago

Six protesters arrested after yesterday’s protest outside the Ministry of Education

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…

1 minute ago

Batman appears in Frankfurt amid fires and clashes during protests in Germany

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

1 minute ago

Balkan Barometer: 55% of Albanians prioritize reducing energy tariffs

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

2 minutes ago

Former Deputy Minister Irena Beqiraj: Apartments have become more profitable than factories; Rama’s governments have always failed!

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

2 minutes ago

Bulgaria votes for a new president, with Jotova facing Gyurov in an election dominated by Russia and Black Sea security

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

2 minutes ago