Tirana mbërrin te titulli më një barazim. Bardheblutë sot kanë zhvilluar një ndeshje me ritëm të lartë ndaj Bylisit, por në fund nuk kanë shkuar më shumë se një barazim. Bardheblutë u munduan të dominonim gjithë ndeshjen dhe e kërkuan fitoren. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre, teksa me nisjen e të dytës është Hasani, që godet shtyllën e më pas humbet dy raste të pastra përballë Hidit.
Edhe Bylisi ka rastet e saj, fillimisht me Moxonen, goditja e të cilit ndalet nga mbrojtësit bardheblu në limitet e fushës, e më pas me një tranversë të Sallakut, që nëse do të kishte teknologji në portën e Likës mund të konsiderohej edhe gol. Edhe Qardaku humbi një rast të pastër kur doli përballë Likës dhe gjeti fytyrën e gardianit të bardhebluve. Më pas është Tirana, që mundohet të kontrollojë lojën dhe të provojë të gjejë rrugën e rrjetës për herë të dytë në këtë ndeshje.
None found
Bardheblutë nuk ia arrijnë qëllimit dhe vërtetohet ligji pashkruar se po nuk shënove do të pësosh. Sallaku arrin të gjejë golin për miqtë në minutat shtesë dhe të mbyllë këtë sfidë në barazim 1-1. Pas pak çastesh pason dorëzimi i titullit kampion për bardheblutë, i 25-ti në historinë e tyre, duke i mbyllur këto 100 vite më një mesatare prej një titulli kampion në katër vite. Dominim bardheblu.
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…
Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në…
Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të…
Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga…
Pas reagimit të deputetes Vjosa Osmani, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të PDK-së,…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…