Categories: Uncategorized

Tifozi i Manchester United vuri bast 60 mijë euro se Liverpooli do fitonte Premier League

Shumë prej tifozëve të Manchester United nuk e kanë pritur mirë që Liverpooli është shpallur kampion i Ligës Premier.

Mirëpo është njëri prej Djajve të Kuq që ka festuar gjerë e gjatë, pasi ka arkëtuar plotë 100 mijë euro nga triumfi i The Reds.

Tifozi i United, Tony Ward kishte futur në bastore 60 mijë euro se Liverpooli do të shpallej kampion i edicionit 2019/20, duke parashikuar saktë një gjë të tillë.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp arriti të festonte titullin jo zyrtarisht, pas fitores 2-1 të Chelseat ndaj Manchester Cityt dhe Ward tani është i pasur për 40 mijë euro.

Ai ka zbuluar se 60 mijë eurot i kishte trashëguar nga nëna e tij që kishte ndërruar jetë në vitin 2017.

Edhe pse është tifoz i Manchester United, ai e kishte parë si mundësi të mirë që të fitonte +40 mijë euro, duke vënë bastin në muajin gusht të vitit 2019.

“Liverpooli dukej se do të fitonte titullin në këtë edicion, Unë i zgjodha ata pas një debati të ashpër me disa bashkë tifozë dhe shokë të mi që mbështesim Man Unitedin”, ka thënë ai për Daily Mail.

“Ishte një garë mes vetëm dy skuadrave, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, por unë jam tifoz i Manchester United që kur isha fëmijë”.

“Mirëpo, në këtë rast nuk duhej të lëshoja dhe vendosa të testoja vetën në paratë që kishte lënë nëna ime si trashëgimi për mua dhe ajo gjithmonë më kuptonte në këso raste”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli u shpall kampion pas më shumë se 30 vitesh dhe me të drejtë e ka merituar këtë triumf, pasi ishin skuadra më e mirë në këtë edicion.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago