Kampionati italian në sezonet e fundit është krenuar vetëm me Juventusin në Itali, me “Zonjën e vjetër” që ka ndërtuar një perandori të vërtetë dhe kjo si pasojë edhe e një periudhe krize që kaluan skuadrat e tjera, si Milan dhe Inter. Por sezoni aktual jo vetëm që ka rikthyer rivalitetin për titullin kampion, por edhe tifozët në shkallët e stadiumeve.
Serie A ka regjistruar rekord audience për këtë sezon me 311.740 tifozë të pranishëm vetëm në 10 takimet e javës së 19-të , i cili është rezultati më i lartë për një fazë të parë në këtë kampionat në 15 vitet e fundit.
None found
Në javën e 19-të mesatarja për ndeshje ishte 31.714 spektatorë për ndeshje, me Inter-Atalanta që ishte sfida më e ndjekur në shkallët e stadiumit.”San Siro” mirëpriti 70.000 te pranishëm të shtunën në mbrëmje.
Me përfundimin e aktit të parë të sezonit, Serie A numëron më shumë se 5 milionë spektatorë në total, por që numri pritet të rritet me rikuperimin e takimit Lazio-Verona.
Duke marrë parasysh sezonet e fundit në Itali , numri i tifozëve në këtë edicion njeh një rritje të jashtëzakonshme dhe kjo është meritë e vetë klubeve që kanë investuar dhe kanë rritur besimin te tifozët e tyre, të cilët pak vite më parë thuajse e kishin braktisur futbollin.
Nëse ky ritem do të ruhet dhe në fazën e dytë atëherë Serie A do ta mbyllte edicionin 2019-2020 me më shume se 10 milionë spektatore ne total , një shifër që nuk kalohet prej 29 vitesh dhe do të thyente rekordin e sezonit 1991-1992 me 10 milionë e 466 mijë e 645 spektatorë. Me pak fjalë kampionati italian jo vetëm po rritet në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit.
Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…
Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…
Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…