Nicolás Blandi, sulmuesi argjentinas i skuadrës Colo Colo të kryeqytetit të Kilit, Santiago, u plagos nga fishekzjarret apo mjetet plasëse të hedhura në fushë nga tifozët e skuadrës së tij në stadiumit Monumental gjatë përballjes klasike me Universidad de Chile. Ky takim, i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit, u ndal në minutën e 71-të e më pas u ndërpre përfundimisht, kur rezultati ishte 0-2.
Klubi i Colo Colo, ku luan Blandi, raportoi se agresori “është identifikuar dhe arrestuar”, ndërsa ultrasit e “Garras”, tifogrupit të famshëm të Colo Colo, kërkuan falje për incidentin:
“Synimi i këtij tifozi nuk ishte kurrë të sulmonte ndonjë lojtar. Demonstrimi ynë kurrë nuk kishte të bënte me rezultatin, ne kemi qenë të pranishëm në situata më të këqija”.
Pamjet tregojnë Nicolas Blandin, që, i ndodhur mes breshërisë së mjeteve plasëse, mundohet t’u shmanget goditjeve, por në fund detyrohet të shtrihet në fushë. i plagosur. Atij i erdhi në ndihmë stafi mjekësor, por qe e pamundur të vijonte ndeshjen. Në këto kushte, kryesori vend0si ta ndërpriste përfundimisht këtë El Clasico./ss/
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…