Categories: Uncategorized

Thëniet e famshme të Ibrës gjatë karrierës

Ibrahimovic njihet për karakterin e egër që mbizotëron.

Sulmuesi i Milanit “godet” shpesh herë me deklaratat e tij.

Më poshte keni disa nga shprehjet e tij:

1-Shkova në të majtë, atë bëri edhe ai. U spostova nga e djathta dhe më ndoqi sërish. Mirëpo, kur u riktheva edhe një herë në krahun e majtë, e çova të më blinte një “hod dog”. (Ibrahimoviç mbi duelin me mbrojtësin e Liverpulit, Hençoz).

2) Hajde te shtëpia ime dhe do të të tregoj nëse jam gej. Por, me vete sille edhe motrën (Ibrahimoviç i përgjigjet në këtë mënyrë një gazetari spanjoll).
3) Unë trajner? Është e pamundur. Gjatë ndeshjes do qëlloja me shpullë 2 lojtarë, ndërsa 8 të tjerët pas takimit.

4) Më pëlqejnë fishekzjarrët, por i qëlloj në oborrin e shtëpisë. Nuk e kam djegur kurrë banesën time (Ibrahimoviç ironizoi pas aksidentit të Mario Balotelit).

5) Gazetarja: Çfarë dhuratë do t’i bëni bashkëshortes për ditëlindje? Ibrahimoviç: Asgjë, ka Zlatanin.

6) Atë që bën Karej me një top futbolli, unë e bëj me një portokall.

7) Jam më i miri, e besoj realisht. Nëse mendon se je i dyti, ke mbaruar. Fakti që nuk kam fituar “Topin e Artë”, nuk tregon që unë nuk jam më i miri në botë.

8) Kur pashë gjyqtarin që më ndëshkoi me karton të kuq, mendova se ishte një i papërgjegjshëm. Mirëpo, më shumë më çuditi reagimi i lojtarëve të Çelsit. M’u duk sikur kisha 11 fëmijë rrotull.

9) Një gjë është e sigurt, një Botëror pa Ibrën nuk është i denjë për t’u ndjekur.

10) Murinjo është e kundërta e Guardiolës. Hoze i jep ndriçim dhomës, Pep është ai që ul tendën. 11) Një çmim për lojtarët suedezë: Jepini një biçikletë me firmën time dhe do jenë të lumtur.

12) Nëse do kisha luajtur në Premier, do bëja bujë edhe aty.

13) Po kërkoj shtëpi në Paris, nëse nuk gjej, do të më duhet të blej hotelin.

14) Pse nuk u transferova tek Arsenali? Zlatan nuk është tipi që futet në provim.

15) Gazetari: Ku jeni gërvishtur në fytyrë? Ibra: Pse nuk pyet gruan tënde se ndoshta e di përgjigjen.

16) Kush është femra më e bukur në botë? Nuk e kam njohur akoma. Kur ta shoh, do t’i kërkoj që të dalim bashkë.

17) Nëse dëmtohet Zlatan, është një lajm i keq për të gjithë.

18) Gazetarja: A do të fitojmë kundër Portugalisë? Ibra: Vetëm Zoti e di. Pyete se e ke përballë.

19) Ky shtet m… nuk e meriton PSG-në.

20) Erdha si një mbret, po largohem si legjendë (pas divorcit me PSG-në).

të fundit

Olsian Çela në forumin e kryeprokurorëve: Sistemet e drejtësisë, në rrugën e duhur drejt harmonizimit me BE-në

Ditën e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka folur nga Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të…

12 minutes ago

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në…

26 minutes ago

Altin Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm, duhet të veprojmë me vendosmëri

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u…

44 minutes ago

Hetimet ndaj Veliajt/ Sot në GJKKO raportojnë prokurorët e SPAK-ut për informacionet dy mujore, ja kur do paraqitet në Gjykatën e Lartë

Me datën 8 korrik 2025, në orën 12:00, Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë kërkesën e Erjon Veliajt, kryebashkiakut të…

1 hour ago

E lënduar nga Jozi, Loredana flet me lot në sy dhe me zemër të thyer për gjendjen në të cilën ndodhet

Ish-banorja e "Big Brother Vip 4" Loredana Brati, është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, ka ndarë…

2 hours ago

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

  Ditën e sotme, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky…

3 hours ago