Categories: Uncategorized

Thellohet kriza, Pique reagon ndaj gazetarit që mbrojti presidentin e Barcelonës: Kukull

Kriza te Barcelona sa vjen edhe shtohet. Skandali i fundit me presidentin e Barcelonës e ka thelluar akoma me tepër situatën.

Marcal Llorente, gazetar i Mundo Deportivos, e postoi një “tëeet” për ta bërë të ditur mendimin e vet rreth lajmit se Barcelona e ka paguar një kompani për ta dëmtuar imazhin e personave si Lionel Messi, Gerard Pique, Pep Guardiola e Xavi Hernandez.

“I njoh veçantitë ambientin dhe ambientin e Barcelonës për shumë vite dhe fatmirësisht ata po bëhen gjithnjë e më pak të manipulueshëm e gjithnjë e më inteligjent”, shkroi Llorente.

“Ata e dinë në mënyrë të përsosur se kë dëshiron ta përdorë Barcelona për interesat e veta mediatike, politike dhe ekonomike”.

Ky postim i gazetarit të Mundo Deportivos e provokoi një reagim nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pique.

“Kukull”, i shkroi Pique Lorrentes.

Gjatë ditës së marte, Bartomeu u takua me lojtarët për ta diskutuar skandalin e fundit në fund dhe, siç lihet të kuptohet nga postimi i tij, Pique nuk u bind nga gjërat që ai ua tha lojtarëve.

Cadena SER raportoi dje se kompania me të cilën Barcelona kishte marrëveshje, I3Ventures, e kishte për detyrë t’i promovonte disa drejtorë të caktuar të klubit, ndërsa t’ua prishë reputacionin disa individëve të tjerë të lidhur me klubin.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe E3Ventures ishte nënshkruar para tre vjetëve për një shumë të ulët parash, pasi që një pagesë më të madhe do të duhej të ishte marrë edhe aprovimi i aksionarëve në klub.

Kompania raportohet se duhej të krijonte llogari të rreme nëpër rrjete sociale dhe pastaj të publikonte mesazhe për ta lavdëruar punën e drejtuesve të klubit, ndërsa t’i kritikonte veprimet e disa personave të afërt me klubin, si Lionel Messi, Gerard Pique, Pep Guardiola, Cavi e Victor Font.

Drejtuesit e Barcelonës e kanë pranuar se kanë pasur marrëveshje me kompaninë në fjalë, mirëpo e kanë mohuar se kompania ka ndonjë lidhje me llogaritë në rrjete sociale për të cilat raportohej.

Megjithatë, Cadena SER e ka publikuar një dokument që dëshmon se I3Ventures ishin prapa llogarive jozyrtare që shpërndanin informacione në tentim për të krijuar një imazh më negativ të disa ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktuale, ish-trajnerëve dhe ish-presidentëve.

Në të njëjtën kohë, dokumentet e Cadena SER dëshmojë se të njëjtat llogari u përdorën për të shpërndarë informacione për ta promovuar punën e bërë nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë të Barcelonës.

Gjashtë llogaritë në Facebook që menaxhoheshin nga I3Ventures janë: Més que un club (66,000 ndjekës), Respeto y Deporte (56,000), Alter Sports (27,000), Sport Leaks (21,000), Justicia y Diálogo en el Deporte (8,500) dhe Jaume, un film de terror (5,000).

Dokumenti 36-faqësh i publikuar nga Cadena Ser është i krijuar nga vetë kompania I3Ventures, e cila dërgonte raporte të tilla te drejtuesit e Barcelonës në mënyrë periodike. Në këtë dokument përfshihen informata që do t’i dinin vetëm administratorët e atyre llogarive.

të fundit

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes, periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

3 minutes ago

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

24 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

46 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

1 hour ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

1 hour ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

2 hours ago