Dybala është në pritje të lajmit nëse është prekur me koronavirusin apo jo. Gjithë lojtarët e Juves janë në karantinë, që nga dita kur Rugani doli pozitiv, e më pas edhe Matuidi. Italia është prekur më së shumti nga ky virus vdekjeprurës, pasi numri i të vdekurve ka shkuar mbi 4 mijë.
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se thashethemet se ai është infektuar me koronavirus janë ‘rrena’ dhe ka kërkuar nga të gjithë “Qëndroni në shtëpi, ashtu siç po bëj dhe unë”.
None found
Ishte spekuluar javën e kaluar se argjentinasi është infektuar me koronavirus, por Dybala ka siguruar edhe njëherë se kjo nuk është e vërtetë.
“Këshilla e vetme që dua t’u jap të gjithëve është të qëndroni në shtëpi, ashtu siç jam duke bërë”, tha Dybala në llogarinë e tij në Instagram.
“Lajm i rremë u shfaq për mua se kinse jam infektuar me COVID-19. Nuk është e vërtetë, edhe pse jam vet-izoluar me vet dëshirë si gjithë të tjerët”.
“Brenda disa ditëve do ta di rezultatin e testeve. Shpresoj se nuk e kam virusin, por nëse e kam, do të vazhdoj në karantinë”.
Koronavirusi deri më tani ka marrë afër 10 mijë jetë njerëzisht, ndërsa janë infektuar afër 300 mijë persona.
Italia është vendi që është goditur më së shumti nga kjo pandemi.
Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë vdekur 627 persona në Itali, duke shkuar në total numri në 4,032.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…