Ka startuar në orën 20:45, në “Niko Dovana”, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë.
Nga Kukësi te Kukësi! Pasi humbën me shifrat 3-0 në kampionat me këtë kundërshtar, tashmë Teuta do të tentojë revanshin në trofeun më të dytë të rëndësishëm në vend.
Ndërkohë në krahun tjetër, verilindorët e Orges Shehit, kanë objektiv të domosdoshëm fitoren e Kupës për të shpëtuar sezonin.
Kukësi do të tentojë të përsërisë ndeshjen e kampionatit ndaj durrsakëve, për të siguruar një biletë në finalen ndaj Tiranës. Për sa i përket statistikave, Teuta e ka fituar 3 herë Kupën, ndërkohë që Kukësi vetëm 2 herë.
LIVE: TEUTA-KUKËSI 0-0 (Ndeshja e parë ka përfunduar 0-0)
KOMENTI LIVE:
EDUART RROCA: Nuk ka ndryshuar asgjë, po bëjmë lojën tonë. Kishim mundësi të gjenin një gol. Po shënuam 1 kundërshtari duhet të shënojë 2. Jemi në rrugën e duhur, shpresoj të shënojmë.
RENATO ARAPI: Kupa ka specifikë ndryshe. Po mundohemi të kapim kundërshtarin kur le hapësira. Shpresoj që në pjesën e dytë t’ia arrijmë.
Mbyllet pjesa e parë!
42′ Protesta të ashpra të futbollistëve të Teutës ndaj gjyqtarit Bajramaj, për një faull të pretenduar në mesfushë.
40’ Goditje dënimi nga e majta, topi harkohet në zonë ku Vila godet me kokë por nuk gjen portën e Xhikës.
32’ Kundërpërgjigjet Kukësi me një depërtim të Abazajt i cili gjuan në ecje e sipër, pa gjetur katërkëndorin e Frashërit.
28′ Aksion i mrekullueshëm i Teutës, pas kombinimit Vila-Kallaku, ky i fundit asiston për Hebajn, por shkodrani nuk mundi të goditste brenda zonës.
24′ Momente paniku. Emiljano Vila dhe Ethemi përplasen kokë më kokë. Por për fat të mirë, gjithçka duket në rregull.
20’ Kallaku gjen hapësirën për të provuar një gjuajtje nga jashtë zonës, topi ndalet direkt në duart e sigurta të Xhikës.
17′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Teutës, kësaj here ishte Limaj që provoi, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.
16′ Shtylla shpëton skuadrën e Teutës, pas tentativës si Kristal Abazajt, i cili ka provuar nga brenda zonës, por gjuajtje e tij u ndal nga shtylla e majtë pingule.
14′ Abazaj provon nga goditja e dënimit, por topi përplaset në mur.
11′ Kukësi fiton disi terren dhe avancon përpara në zonën e Teutës, që është tërhequr disi.
6′ Mundësi e mirë për Teutën, Todorovski shërben nga e djathta për Hebajn brenda zonës, por ky i fundit rrëzohet duke mos kontrolluar dot topin.
5′ Minuta të mira për durrsakët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit që mbrohet mirë.
2′ Teuta e nis sfidën në sulm. Kallaku jep një asist fantastik për Emiljano Vilën brenda zonës, por mesfushori nuk e shfrytëzon siç duhet, duke gjuajtur jashtë kuadratit.
1′ Ka nisur sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Kallaku. Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Kuper. Trajner: Orges Shehi
GJYTARË: Kreshnik Barjamaj, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiri. /panoramasport
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…