Categories: Uncategorized

Tërmeti dhe era e fortë shkaktojnë dëmtime në stadiumin Air Albania (VIDEO)

Era e fortë e disa ditëve më parë, por edhe tërmeti kanë shkaktuar disa dëmtime në fasadën e stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania”.

Flitet se shifrat e dëmeve mund të arrijnë në miliona euro, dhe kjo nga burime shumë pranë kompanisë “Albstar” që është marrë me ndërtimin e stadiumit.

Të lidhura

None found

Jo vetëm kaq, por thuhet se ka sjellë shqetësime të mëdha për kompaninë e cila raportohet se ka shpenzuar deri tani 58 milionë euro, dhe duhet të nxjerrë nga xhepi edhe shumë më tepër, ndërsa nuk është e qartë sesa do të arrijë të fitojë.

Shkak, sipas këtyre burimeve ka qenë lënia hapur e disa dritareve në fasadë, gjë që ka lejuar hyrjen brenda të erës së fortë, dhe fuqia e saj është rritur në korridoret e brendshme të stadiumit.

Nuk ishte e mundur për Abc News-in që të merrte një koment nga drejtuesit e lartë të “Arenës Air Albania”.

Në stadium vazhdojnë punimet, ndonëse është e vështirë të dallosh nëse flitet për rregullim të dëmeve, apo thjesht për vijim të procesit të përfundimit të impiantit.

Burime nga “Arena” bëjnë me dijë se dëmet ka disa ditë që po rregullohen dhe se tani thuajse gjithçka është në rregull.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë problem për tifozët dhe publikun që do të ndjekë Ndeshjen e Yjeve, të organizuar për mbledhjen e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

/abcnews/

të fundit

Reshje e dendura të shiut/ Paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Qarkullimi i automjeteve në Tiranë, është rënduar këtë të premte. Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata trafiku në…

3 minutes ago

Fitorja në Kupë nuk e shpëtoi, Apolonia i dorëzon timonin ish-trajnerit të Egnatias

Apolonia - SkenderbeuMarenglen Meta do të jetë trajneri i ri i Apolonisë së Fierit [...]Read More...

5 minutes ago

Approval of the territorial reform/ Rama responds: They should never “count their chickens before they hatch” with the Socialist Party; Albania has taken a…

Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Administrativo-Territoriale,…

18 minutes ago

Jared Kushner ends speculation: Here is the truth about the Zvërnec project—if approved, Albanians will be proud and enjoy it for generations

Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner, i jep fund spekulimeve…

18 minutes ago

“Jam udhëheqës i milicisë serbe”/ Email-e kërcënuese në disa institucione: Kemi vendosur mjet shpërthyes, do hakmerremi ndaj jush

Disa institucione kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj…

18 minutes ago

Miratimi i Territoriales Reformës/ Reagon Rama: S’duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me PS, Shqipëria mori një shtysë modernizuese

Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Administrativo-Territoriale,…

25 minutes ago