Categories: Uncategorized

Tentohet “kopjimi” i Skënderbeut, sponsorë të rinj te Tirana

Tek Tirana pritet të afrohen sponsorë të tjerë, për të forcuar klubin nga ana financiare. Kampionët e Shqipërisë synojnë të kenë sukses në Europë, për të realizuar atë që bëri Skënderbeu disa vite më parë.

Është moment feste dhe duket se nuk mendohet për asgjë tjetër. Tirana e fitoi titullin, tani po përgatitet për festën e 100-vjetorit, e po kënaq tifozët e krenarinë e saj me këngë e filmime të lagjeve të vjetra, por klubi e di mirë se e ardhmja vjen shpejt.

Triumfi në Superiore pas 10 vjetësh pritjeje nuk mund të lihet me kaq dhe planet janë të mëdha për suksesin në Europë, ndaj edhe duhen financa më të fuqishme. Burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dijë se këtë verë do të afrohen sponsorë të tjerë, që do të ndihmojnë me miliona, përveç shpenzimeve të presidentit Refik Halili.

Do të synohet as më shumë e as më pak, të përsëritet ajo që bëri Skënderbeu i trajnerëve Josa e Daja, dhe i presidentit Takaj, që arriti dy herë në fazën e grupeve në kupat kontinentale. Një vit e gjysmë më parë, vetë Halili lajmëroi se do të ketë sponsorë të tjerë pranë klubit.

Kanë kaluar gati 15 vjet që kur kryeqytetasit kishin një ekip të denjë për të synuar kualifikimet, edhe pse futbolli shqiptar nuk guxonte të mendonte për fazën e grupeve. Ndeshjet shumë të mira ndaj Ferencvaroshit të Hungarisë, Nacionalit të Bukureshtit, Apollonit të Limasolit, Dinamos së Tbilisit apo CSKA-së së Sofjes janë një kujtim i largët, por Tirana e sotme kërkon më shumë.

Pritet të ketë përforcime nga Maqedonia e nga Skënderbeu, ndërsa financat besohet se do të bëhen edhe më të forta me transferimin e disa të rinjve të Akademisë, mes të cilëve edhe Ernest Muçi, autor i disa golave ndaj Partizanit në derbi.

të fundit

Evakuohen studentët, pedagogët dhe stafi – pas shpërthimit të një zjarri masiv në një universitet në Viterbo të Italisë

Një zjarr i madh ka shpërthyer të mërkurën në fakultetin e bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, Itali. Sipas…

3 minutes ago

Ekspertët paralajmërojnë: Vera 2025, më e nxehta e dekadave të fundit

Vera e vitit 2025 pritet të jetë ndër më të nxehtat dhe më të thatat në dekadat e fundit, sipas…

4 minutes ago

Granit Xhaka pritet të largohet nga Leverkuseni, ai flet ku do transferohet në ceremoninë lamtumirëse të Taulantit

Granit Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni, sipas Goal.com. Në një ceremoni të kohëve të fundit që shënoi daljen…

7 minutes ago

Angelina Jolie mbush 50 vjeç – Nga yll i kinemasë në zë global për humanizmin

Sot, më 4 qershor 2025, Angelina Jolie feston 50-vjetorin e lindjes. Një prej figurave më të njohura dhe më të…

9 minutes ago

ZYRTARE/ Dinamo i jep prioritet të rinjve, 17-vjeçari firmos për 3 vite me kryeqytetasit

Dinamo ka përforcuar skuadrën me një afrim nga Akademia e klubit. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me Bjorni Dukën, 17-vjeçari i…

26 minutes ago

Qeveria: Rritja e PBB-së prej 3.4% e vendos Maqedoninë në grupin e njëjtë me shtetet e pasura si Irlanda, Danimarka dhe Polonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një komunikim për media thotë se ndryshimet ndodhin dhe po bëhen gjithnjë e më…

28 minutes ago