Pas eliminimit të Dritës pa shkelur ende këmbën në fushën e lojës, një episod i ngjashëm po i ndodh edhe Prishtinës.
Rastet pozitive me Covid-19 në radhët e lojtarëve po i kushtojnë shumë skuadrave shqiptare nga Kosova.
Plot 8 raste janë konfirmuar në radhët e bardhebluve të Prishtinës, duke bërë që autoritetet e Gjibraltarit të anulojnë ndeshjen e stome.
Lojtarët janë përzënë nga hoteli dhe mes 4 rrugëve kërkojnë të mësojnë fatin e tyre në Europë.
Një rast kur vetë shteti jot të eliminon nga ky kompeticion për të cilin skuadrat luftojnë gjithë vitin për ta arritur. Skuadrat i janë nënshtruar tamponëve përpara nisjes, nga ku kanë rezultuar të gjithë të pastër.
Ashtu, me sigurinë se janë të paprekur nga pandemia i drejtohen udhëtimit në vendin ku do të luhet ndeshja, nga ku surprizohen me përgjigjet e reja të testimeve për Covid-19, ç’ka po u kushton shumë tashmë.
Një çudi e madhe që ndodh në Kosovë, ku tamponët nuk e kanë saktësinë e duhur, pasi kjo është e vetmja mënyrë që e shpjegon këtë situatë.
Madje nuk ka informacion nëse janë kryer në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.
Një çështje që duhej të ishte përgtitur më mirë kjo nga ana e FFK-së, që shembullin e gjen edhe në Shqipëri, ku FSHF-ja ka siguruar marrëveshjen për Tiranën që të njihen vetëm testimet e kryera në vendin tonë, pa qenë nevoja t’u nënshtrohen sërish tamponit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…