Lideri, qoftë La Liga, Premierligë apo çfarëdo lige në Evropë, duhet të shpallet kampion sipas UEFA-s, nëse përfundon këtu sezoni.
Me ndërprerjen e kampionateve dhe frikën se mund të mos rinisin, të shumta kanë qenë pyetjet kush do të shpallet kampion, apo do të ‘zhduket’ krejtësisht nga historia sezoni 2019/20.
Por, të kundërtën e mendon numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për të përditshme sllovene “Ekipa”, Ceferin i ka dërguar një mesazh të qartë Liverpoolit dhe të gjitha ekipeve kryesuese në çdo kampionat.
“Nëse nuk do të rinisej që të luhej, atëherë do të ishte mirë që të njoftoheshin rezultatet dhe të përcaktoheshin kampionët në ligat respektive kombëtare”, u shpreh Ceferin.
“Stop ose jo, duhet caktuar fituesi i titullit! Nuk mund të lihet pa titull kampionati. Nuk është e logjikshme ashtu”, përfundoi Ceferin, duke konfirmuar se liderët në çdo ligë, duhet të shpallen kampion. /
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…