Categories: Uncategorized

Të gjithë në ankth për gjendjen e Schumacher, neurologu lëshon deklaratën shokuese

Michael Schumacher dyshohet se është në gjendje vegjetative dhe nuk u përgjigjet dot familjarëve të tij. Kjo është ajo që deklaron një neurokirurg i njohur në Zyrit. Erich Riederer ka dhënë prognozën e tij në një dokumentar në kanalin francez TMC.

“Unë mendoj se ai është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet. Ai merr frymë, zemra i rreh dhe ndoshta mund të ulet dhe të ecë si foshnje me ndihmë, por jo të bëjë më shumë veprime.

Them se ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans ta shohim atë sikur ishte para aksidentit? Me të vërtetë nuk mendoj kështu”, ka deklaruar Riederer. Rreth ish-pilotit gjerman ka pasur shumë pak informacion dhe janë të paktë njerëzit që kanë pasur mundësinë ta shohin.

Schumacher bëri aksident me ski në vitin 2013 dhe për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje kome. Më pas është raportuar se gjendja e tij është përmirësuar, por vetëm në krahasim me të shkuarën, pasi sikurse kuptohet ai nuk mund t’i kthehet më jetës normale.

të fundit

Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

6 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

14 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

41 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

57 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago