Categories: Uncategorized

Te Arsenal nuk ka qetësi, 3 lojtarë përfshirë dhe Ozil nuk pranojnë të ulin pagat

Arsenali njoftoi të hënën se është arritur një marrëveshje vullnetare me futbollistët dhe stafin e skuadrës së parë për të ulur pagat për një periudhë 12-muajore, pra për një vit rresht. Mirëpo Mesut Ozil, fuitbollisti më i paguar i “Topçinjve”, po i reziston përpjekjes së klubit për të zbatuar reduktimin e pagës me 12.5 për qind.

Në fakt, janë tre lojtarë që ende nuk janë plotësisht të bindur për këtë vendim, më kryesori, pa dyshim, turko-gjermani.

Të lidhura

None found

Bisedimet individuale do të vazhdojnë, ndërkohë që Ozil (përfiton 350 000 paundë në javë) e ka bërë të qartë se ai mund të jetë i gatshëm të pranojë ulje tëpagës, por më parë dëshiron të jetë i sigurt për ndikimin e plotë financiar të pandemisë së Koronavirusit.

Ozil madje është i hapur për të pranuar një reduktim edhe më të madh se 12.5 për qind të pagave, që kanë marrë shokët e tij të ekipit, por pasi të bëhet një analizë e thelluar për dëmin financiar që ka skaktuar kriza. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë i ka këshilluar lojtarët që të mos pranojnë shkurtime.

të fundit

Gosnell: Thaçi dhe Smakaj biseduan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…

55 seconds ago

Gjyqtari Gosnell: Kontakti me Rrustem Mustafën përbën tentativë për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…

1 minute ago

Papa Leo XIII nuk parashikon ndryshime të afërta për priftërinjtë e martuar

Papa Leo XIII ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për të ndryshuar doktrinën e Kishës Katolike në lidhje…

10 minutes ago

Skandali financiar në Paraguai: Ish-presidenti kalon nga qelia luksoze në burgun ushtarak

Ish-presidenti i Paraguait, Santiago Pena, pritet të transferohet në një burg ushtarak, ku do të qëndrojë në pritje të procesit…

10 minutes ago

20-vjeçari humb jetën nga treni, bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Casteggio-s, në provincën e Pavias në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë moldave…

10 minutes ago

Montimi i kundërt i gomave të dimrit: frenim më i mirë në borë, por rrezik më i lartë në shi

Një test i realizuar thuhet se ka zbuluar se montimi i gomave të dimrit në drejtim të kundërt nga ai…

10 minutes ago