Categories: Uncategorized

Tamponët për Tiranën, FSHF shfryn kundër qeverisë: Duan të na lënë pa futboll

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi ashpër ndaj kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila i kërkoi klubit të Tiranës të testojë lojtarët e saj pas ndeshjes me Bylisin, në kohën kur ka rezultuar një lojtar pozitiv me COVID-19.

Në një deklaratë për shtyp, institucioni përfaqësues i futbollit shqiptar del kundër kërkesës tjetër të MSH-së që Tirana të testojë lojtarët pas takimit në Ballsh.

Të lidhura

None found

Ajo pretendon se nuk është e nevojshme të bëhen kërkesa të tilla përderisa Protokolli Sanitar për klubet është miratuar nga Ministra e Shëndetësisë.

FSHF-ja i ka ashpërsuar tonet kundër qeverisë duke i quajtur “burokratëve të ‘paditur’, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme”.

Deklarata e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon t’i bëjë me dije klubeve të futbollit, medias dhe sidomos opinionit publik dhe futbolldashës shqiptar, gjithçka ka lidhje me situatën e krijuar pas ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Rifillimi i aktivitetit futbollistik në Shqipëri, në shenjë të kthimit të normalitetit dhe si një mundësi për të nxitur futbollin pas goditjeve që mori gjatë periudhës së pandemisë, ka qenë një proces i nxitur dhe iniciuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Pas kërkesave të shumta të saj, është kërkuar komunikim me instancat shtetërore të cilat ishin të plotfuqishme për të vendosur në lidhje me rifillimin. Është përgatitur një protokoll për zhvillimin e ndeshjeve, mbështetur sipas modelit më të përparuar në botë të ekspertëve të Federatës Gjermane të Futbollit. Ky protokoll është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Më datë 3 qershor kanë nisur sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, aktivitetet futbollistike, të cilat kanë qenë një shembull perfekt i zbatimit të protokollit. Një ditë përpara ndeshjes Bylis-Tirana, një lojtar i Bylisit ka patur shqetësimeve dhe i është nënshtruar analizave, pas të cilave ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar sipas rregullave të vendosura me protokoll.

Po sipas protokollit të miratuar nga institucionet zyrtare shqiptare dhe insistimit të FSHF-së dhe Klubit të Futbollit Bylis, testeve me tamponë i është nënshtruar i gjithë klubi i Bylisit. Të gjithë kanë dalë negativë. Kaq mjafton që ndeshja të zhvillohet normalisht.

Por në mënyrë absurde ka patur një reagim nga Drejtoria e Higjienës në Ballsh që ndeshja të mos zhvillohet. Madje është këmbëngulur fort në këtë pikë pavarësisht se protokolli thotë qartë të kundërtën. “Zullumi” trashet edhe më tej, sa për të bërë opinionin të kuptojë se asgjë nuk është “harresë” apo “injorancë zyrtare”.

Një shkresë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kërkon Klubit të Futbollit Tirana, që më datë 7 qershor të kryejë testet për Covid -19, meqë kanë luajtur kundër Bylisit (i cili ka rezultuar negativ pas analizave). Në shkresë thuhet që Bylis duhet të hynte në karantinë përpara kësaj ndeshjeje, pavarësisht se protokolli i zhvillimit të aktiviteteve nuk e parashikon një gjë të tillë.

Këto shkelje të njëpasnjëshme, të institucioneve shtetërore, pavarësisht përpjekjeve dhe durimit të klubeve dhe ndërhyrjeve të FSHF, ne i konsiderojmë si dashakeqëse dhe i denoncojmë në publik. Ne kërkojmë t’ju rikthejmë njerëzve futbollin, duke zbatuar çdo protokoll, duke ruajtur çdo jetë. Por protestojmë ndaj burokratëve të “paditur”, ose dashakeqësve që kërkojnë t’i lënë shqiptarët pa një kënaqësi të pazëvendësueshme. Pa futboll.

Federata Shqiptare e Futbollit”.

të fundit

Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…

4 minutes ago

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

8 minutes ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

8 minutes ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

8 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

8 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

9 minutes ago