Forma e mirë e Paulo Dybalës e ka detyruar trajnerin e Juventusit Maurizio Sarri që të luajë me skemën 4-3-1-2, rreshtim ky që penalizon brazilianin Douglas Costa, i cili është një sulmues i mirëfilltë krahu.
I rikthyer pak ditë më parë nga dëmtimi, Costa tani ka mbetur në pankinë dhe ka luajtur vetëm pjesëza të caktuara loje, ndërsa së fundi ka dalë në skenë një rikthimi i tij te gjermanët e Bayern Munchen.
Këta të fundit shitën sulmuesin dy vite më parë te Juventus, por duket se në një takim të senatorëve me trajnerin Flick, është kërkuar rikthimi i Douglas Costës, që shihet si lojtari ideal për të luajtur në krahët e sulmit.
Është thuajse e pamundur që Juventus të heqë dorë që në janar nga sulmuesi brazilian, por bavarezët do të provojnë të marrin Douglas Costën në verë, nëse vendosin të konfirmojnë trajnerin Flick në pankinë.
Ditën e sotme, shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka njoftuar në vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.…
Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.1 ballë, goditi ishullin grek të Kretës sipas sizmologëve. Lëkundjet…
Sot, më 22 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.1 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.5…
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…
Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve,…