Skënderbeu dhe Kukësi luajnë një ndeshje vetëm për statistikë dhe duke marrë shkas nga kjo presidentët janë më të hapur për mediet dhe zgjedhin të flasin para ndeshjes për “Super Sport”.
Pas Gjicit, para mikrofonit është shfaqur presidenti i korçarëve, Ardian Takaj.
Shtyrja e gjatë e vendimit e shqetëson kreun e klubit korçar, i cili tregon edhe të ardhmen e trajnerit Ilir Daja. Nëse vendimi i Gjykatës Federale është negativ, Takaj tregon se do e lërë të lirë trajnerin të shkojë drejt një skuadre me më shumë objektiva.
“Nga shtyrja kaq e gjatë nuk kemi shpresë për t’u kthyer në Europë. Po na prish punë edhe për projektin për vitin tjetër. Daja te Partizani? Kjo është në varësi, është i Skënderbeut. Ashtu i kemi marrëdhëniet me Ilir Dajën. Nëse do të biem dakord do e lëmë të iki. Ai është i Skënderbeut dhe nëse ka vendim pozitiv, nuk lëviz Daja nga Skënderbeu, ua siguroj unë”, u shpreh Takaj.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…