Categories: Uncategorized

Suso mesazh lamtumire Milanit: Me ju, u bëra burrë

Suso ka publikuar njw mesazh lamtumire pwr Milanin pas transferimit nw Spanjw te Sevilla.

Pas plot 5 viteve nw Itali, sulmuesi kthehet nw Spanjw.

Të lidhura

None found

“Ishte një natë shumë e komplikuar, ishte nata ime e fundit në Milan”, tha ai në një video të postuar në Instagram. Jam pak i hutuar. Unë s’kam kurrë tip që flet shumë, mirëpo gjithmonë e kam dashur shumë Milanin – edhe klubin, edhe qytetin”, ka thënë Suso.

“Unë kam dhënë gjithmonë gjithçka nga vetja për ngjyrat e Milanit. Po largohem duke ecur në maja të gishtërinjve, ashtu siç erdha para disa viteve. Kurrë nuk kam pretenduar apo premtuar asgjë, nuk kam ekzagjeruar asgjë”.

“Kam tentuar vetëm ta mbroj fanellën e Milanit. Nganjëherë ia kam arritur qëllimit, nganjëherë jo. Por, gjithmonë kam bërë gjithçka me sinqeritet, me dashuri dhe me përkushtim. Me ju, u bëra burrë”.

Pasi e kishte nisur karrierën e tij si futbollist në klubin e vendlindjes Cadiz në Spanjë, Suso iu bashkua akademisë të së rinjve në Liverpool në vitin 2010 dhe e bëri debutimin e tij për ekipin e parë të “Reds” dy vjet më vonë në Ligën e Evropës.

Ai i bëri 21 paraqitje për Liverpoolin – duke e shënuar një gol – para se të dërgohej në formë huazimi në vendlindje te Almeria.

Në janar të vitit 2015, Milani e bleu Suson nga Liverpooli. Pasi u përshtat në qytetin italian, Suso u bë titullar i rregullt për klubin në sezonin 2015/16 – duke luajtur në 18 nga 20 ndeshjet e fundit të klubit në Serie A gjatë atij sezoni.

Klubi i ri i Susos, Sevilla, tani radhitet në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës, mirëpo është prapa liderit, Real Madridit, për tetë pikë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago